Kurti tash në një fushë me luledielli: Fermeri vitin e kaluar mbjelli 30 hektarë, sivjet 53
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Ferizaj ku në Zllatar, bëhet e ditur se ka vizituar fushën me luledielli të fermerit Shukri Sallahu.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti ia ka bërë një krahasim hektarëve të mbjellur nga z.Sallahu, i cili këtë vit mbolli 53 hektarë, e vitin e kaluar 30 hektarë me lule dielli.
“Në vitin e kaluar i kanë mbjellur 30 hektarë ndërsa në këtë vit 53 hektarë. Në përgjithësi ministria jonë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i ka subvencionuar në vitin që shkoi fermerët qe kanë mbjellur gjithsejt 280 hektarë me luledielli, ndërkaq sivjet 1100 hektarë me luledielli. Pra jo vetëm që është mirë, por është shumë mirë, dhe do të jemi gjithnjë pranë fermerëve të cilët mbjellin e korrin, të cilët i kontribuojnë prodhimit dhe rendimentit tonë bujqësor.” – citohet të ketë thënë Kurti.
Në fund, zyra e Kryeministrit njofton:
“E dimë që dikur Ferizaj e ka pasur edhe fabrikën e vajit, ka fabrikë të vajit në Llap, por është e rëndësishme që ky prodhim në rritje i bujqësisë të rezultojë gjithnjë e më shumë edhe me përpunimin bujqësor dhe me industrinë në ringritje të Republikës së Kosovës për qytetarët tanë. Ushqimi ynë në tryezat tona duhet të jetë nga toka jonë në të gjitha kulturat bujqësore që mund të bëhen në Kosovën tonë të dashur. Faleminderit!”
