Kurti takohet me Papa Françeskun, raportohet se pas takimit është nisur për në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Papa Françeskun në Vatikan.
Kurti ka udhëtuar drejt Italisë të mërkurën ndërsa sot ka takuar Papa Françeskun më selinë e shenjtë në Vatikan.
Fotografitë nga takimi i tij janë publikuar nga Zëri i Amerikës.
Siç raporton VOA, Kurti pas kësaj vizite ka udhëtuar në drejtim të Brukseli, ku atje pritet të takohet me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell për të gjetur një zgjidhje për shtensionim të situatës në veri.



