E konfirmuar: Sot nisin takimet në Bruksel - NACIONALE

E konfirmuar: Sot nisin takimet në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomati evropian, Josep Borell do t’i pres sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo është konfirmuar nga Bashkimi Evropian përmes një komunikate për media.

Megjithatë, aty nuk është sqaruar nëse do të ketë takim të përbashkët, përveç se është thënë se Borrell dhe Lajçak do të mbajnë disa takime me liderët.

“Pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell i shoqëruar nga emisari Miroslav Lajçak, do të mbajë sot disa për menaxhim të krizës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.” – thuhet aty.

Po ashtu, është bërë e ditur se takimet mbahen me qëllim të deeskalimit të situatës.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e rrugëve për deeskalimin e situatës së tensionuar, në mënyrë që të rikthehen në implementimin e marrëveshjeve dialogut, në veçanti, marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit.” – u bë e ditur tutje.

Pas përfundimit të takimeve, është konfirmuar se përfaqësuesi i Lartë do të dalë në një konferencë për media, ku pritet të tregohen më shumë detaje.

Ndërkohë, në një shkrim të publikuar në rrjetin social Twitter, kryediplomati Borrell mëngjesin e sotëm tha se situata në veri ka nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja.

I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për shtensionim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në." - ka shkruar Borrell.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë shprehur gatishmëri për të shkuar në Bruksel, por jo edhe për një takim mes tyre.

Kryeministri Kurti kishte thënë se në këtë takim do të insistojë në lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.” – ka deklaruar ai në Twitter.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të shkojë në Bruksel për takim me kryediplomatin e BE-së, Josep Borell por nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se më të nuk ka se çka të bisedojë.

“Nuk ka çfarë të diskutohet me të.” - ka thënë ai.

Unë do të shkoj në Bruksel të flas me Borrellin një orë, dy deri në dhjetë, me Kurtin nuk kam se çfarë të flas." - ka thënë ai

Vlen të theksohet se situate është tensionuar edhe më shumë me kidnapimin e tre policëve nga Policia e Serbisë, ndonëse faktori ndërkombëtar ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Lajme të ngjashme