Kurti takohet me Mitsotakis në Greqi, flasin për dialogun, veriun e dakordimin e Bratislavës - NACIONALE

Kurti takohet me Mitsotakis në Greqi, flasin për dialogun, veriun e dakordimin e Bratislavës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis të martën në Athinë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministri, Kurti ka biseduar me Mitsotakis për dialogun në Bruksel, duke thënë se duhet të zbatohen plotësisht dhe pa kushtëzime marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Biseduan edhe për dialogun në Bruksel dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri Kurti tha që tashmë kemi marrëveshje porse nevojitet zbatimi i plotë i saj dhe pa kushtëzime.” – thuhet në njoftim.

Më tej, Kurti ka biseduar me kryeministrin grek edhe për dakordimin e Bratislavës.

Kujtoi që pas dakordimit të Bratislavës po bëhen dy muaj pa asnjë incident e protestë të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës. Pra kemi një situatë të de-eskaluar e ku fokusi duhet të jetë tek parandalimi i ri-eskalimit nga elementë të dhunshëm.” – thuhen në komunikatë.

Ndër të tjera, në takimin e tyre është biseduar dhe për forcimin ekonomik mes dy vendeve, teksa Kurti e ka ftuar kryeministrin grek për vizitë në Kosovë

Takimi u dominua nga diskutimi në forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Kryeministri Mitsotakis e falënderoi për pjesëmarrjen në darkë Kryeministrin Kurti dhe tha se është i interesuar të forcojë lidhjet ekonomike teksa shprehu interesim për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Kryeministri Kurti e ftoi Kryeministrin Mitsotakis për vizitë dhe për më shumë investime në Kosovë. Shkëmbimi tregtar me Greqinë vitin e kaluar ishte 308 milionë euro, një rritje prej mbi 40% apo afër 100 milionë euro krahasuar me 2021.” – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Lexojni KËTU komunikatën e plotë.

Lajme të ngjashme