Kurti takohet me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz në Tiranë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, në Tiranë.
Gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, Zyra e Kryeministrit kishte paralajmëruar se do të ketë takime bilaterale me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz. Kurti ka postuar fotografi nga ky takim.
E plotë:
Takim pune me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë.