Kurti takohet me ambasadorët në Kosovë: Ua ofrova të rejat më të fundit mbi dialogun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me ambasadorët e akreditur në Kosovë, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter), ka bërë të ditur se ambasadorët i ka njoftuar për të rejat e fundit për dialogun.
Ai ka thënë se këtë takim e ka filluar duke shprehur mirënjohje për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist në Banjskë.
“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovë për t'iu ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për të rikthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.” – ka shkruar Kurti.
Kujtojmë se Kurti më 26 tetor është takuar me liderët evropianë në të cilin takim është pranuar propozimi evropian për Asociacionin.
