Kurti takohet me Abbottin, diskutojnë marrëdhëniet mes Kosovës e Britanisë - NACIONALE

Kurti takohet me Abbottin, diskutojnë marrëdhëniet mes Kosovës e Britanisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në takimin, njofton Zyra e Kryeministrit, është folur rreth marrëdhënieve bilaterale.

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim.” theksohet në njoftim.

Lajme të ngjashme