Kurti takohet me Abazoviq, s’përmendet demarkacioni - NACIONALE

Kurti takohet me Abazoviq, s’përmendet demarkacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqi, gjatë qëndrimit të tyre në Forumin Ekonomik në Shkup.

Mediumi serb, “Kosovo-Online”, duke cituar një komunikatë të qeverisë malazeze raporton se në takim, është folur edhe rreth bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“Mali i Zi vlerëson përpjekjet e fqinjëve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar si dhe përkrah një zgjidhje të përkohshme për rajonin që është e kënaqshme për të gjitha palët.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, Abazoviq citohet të ketë thënë: “Mali i Zi trashëgon një politikë të fqinjësisë së mirë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen më të mirë infrastrukturore, duke bërë përpjekje për të futur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Abazovic dhe Kurti shprehën gjithashtu vendosmërinë e tyre që të dy vendet të punojnë në projekte të përbashkëta infrastrukturore.

Vlen të theksohet, se në komunikatën e qeverisë së Malit të Zi, nuk përmendet demarkacioni, marrëveshjen që kryeministri Kurti kishte paralajmëruar ta rishikojë.

Lajme të ngjashme