Kurti sulmon opozitën nga objekti i Qeverisë: Masat e tyre ndaj Kosovës më të ashpra se ato të BE-së - NACIONALE

Kurti sulmon opozitën nga objekti i Qeverisë: Masat e tyre ndaj Kosovës më të ashpra se ato të BE-së

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti po mban mbledhje të Qeverisë prej kur ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës, nuk kanë qenë më të mëdha se ato ‘të opozitës’.

“Nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me BE-në. Por, Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare, nuk i ka vuajtur nga BE, por nga opozita parlamentare.

Kuvendi u shpërnda pa miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mbi 1 miliardë euro.

Uroj që pas zgjedhjeve edhe opozita e tanishme t’ia heq masat Kosovës”- tha ai.

Lajme të ngjashme