Kurti s'i ndalë sulmet ndaj opozitës: Dërgonin në veri banda kriminale e kontrabandistë - NACIONALE

Kurti s'i ndalë sulmet ndaj opozitës: Dërgonin në veri banda kriminale e kontrabandistë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar sulmet ndaj partitëve opozitare gjatë një tubimi elektoral në Vushtrri, duke i akuzuar për 'dërgimin e bandave kriminale në veri të vendit'.

Ai vlerësoi qeverinë e tij si garantuese të integritetit territorial të Kosovës duke pretenduar se tashmë në atë zonë mund të invetohet lirshëm.

“Në veri të vendit, ato partitë e vjetra të ish-qeverive dërgonin banda kriminale e kontrabandistë, e bënin pazare të ulëta në kurriz të Kosovës. Ndërkaq ne dërgojmë zhvillim, investim dhe siguri. Me qeverinë tonë, Kosova si Republikë e ka mbrojtur dhe e ka integruar çdo pëllëmb të territorit. Sot, kushdo mund të shkojë, kurdo përtej Ibrit e të pij kafe atje. Kushdo mund të shkoj atje e të filloj të investoj.” - tha Kurti.

Lajme të ngjashme