Kurti shmang pyetjet për mundësinë e koalicionit me LDK-në, Gërvalla e thumbon “opozitën” - NACIONALE

Kurti shmang pyetjet për mundësinë e koalicionit me LDK-në, Gërvalla e thumbon “opozitën”

1 orë më parë

nga NACIONALE

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë dhënë shenja të qarta se mund të gjejnë ndonjë kompromis për zgjedhjen e presidentit të ri. Derisa për partinë fituese të këtyre zgjedhje konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë duket më i lehtë, zgjedhja e presidentit shihet përsëri shumë problematike.

Lidershipi i koalicioni fitues ende nuk ka dhënë shenja për ndonjë kompromis të mundshëm.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot dy herë iu shmangur pyetjeve për bashkëpunimin e mundshme me LDK-në në lidhje me këtë çështje.

Derisa ka marrë pjesë në aktivitet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Publikë, ai ka refuzuar të përgjigjet për këtë temë.

Urime Dita e Shërbimit Publik sot”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Për të njëjtën gjë ai është pyetur edhe derisa ka dal nga kjo ngjarje, por përsëri ka refuzuar të përgjigjet.

"Për gazetarë jam shumë vonë", ka thënë ai.

Më e hapur për gazetaret në lidhje me këtë çështje është treguar zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Ajo ka bërë se tani është koha që partitë politike të ulen dhe të diskutojnë seriozisht për këtë çështje.

Megjithatë, ajo ka vlerësuar se partitë opozitare nuk duhet të vendosin kushte për këtë çështje.

Edhe të kaluarën jemi përpjekur edhe me LDK-në dhe me të tjerët ta zgjidhim çështjen e presidentit. Kemi pasur zgjedhje tërësisht të panevojshme, për të cilat u dit që në fillim se nuk kanë për të sjellë ndonjë ndryshim të madh në përbërjen e kuvendit të ardhshëm. Për besë, është koha që me u ul e me diskutu seriozisht dhe me hequr dorë nga mentaliteti bllokues. Qytetari e ka thënë fjalën e vet, për herë të tretë e ka thënë fjalën e vet qartë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve po shihet. Po presim rezultatet zyrtare, po presim certifikimin e tyre dhe po dua të besoj që ishte hera e fundit që shkojmë në zgjedhje të panevojshme dhe, në fakt, edhe jo racionale dhe jo të kuptueshme për qytetarët”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.

Se cilët do të jenë hapat që do të ndjekim, atë do të ulemi së pari brenda koalicionit dhe do t’i diskutojmë, e pastaj do të ulemi të diskutojmë edhe me partitë opozitare. Do të jemi përsëri të përkushtuar dhe të angazhuar që të gjejmë mënyra për t’i qartësuar. Zgjidhja apo jo, njeriu kur hyn në negociata hyn me vullnetin për të gjetur zgjidhje, të cilën unë nuk mund ta paragjykoj sot, sepse në bazë të deklarimeve në media po duket sikur po. Të ngjashme i kemi pasur, faktikisht, edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit. Fatkeqësisht, ne jemi të interesuar të diskutojmë me partnerët tanë potencialë pa diskutuar paraprakisht me mediat. Rendi e kërkon që me diskutu me njerëzit direkt, në vend që me ju dërgu mesazhe përmes mediave, dhe ne këtë rend do ta respektojmë dhe me seriozitet maksimal do të angazhohemi”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme