Kurti shfaq zell për dialog: Në Bruksel është ende ditë, kemi mundur të vazhdojmë bisedimet
Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me Josep Borrellin, shef i diplomacisë së BE-së, në Bruksel.
Ai ka bërë disa deklarata interesante. Përveç se theksoi se e kupton nevojën për zgjedhje të reja në katër komunat në veri, Kurti vlerësoi se ditë përpara janë më të mira se ato që i kemi lënë pas.
“Ka shenja që ditët përpara janë më të mira se ato që i kemi lënë pas. Sidoqoftë, mbetet të shihet. Jam i hendikepuar për shkak se nuk kam pasur takim direkt, po e rithkesoj, ata që i thanë po marrëveshjes, që të mos e nënshkruajnë dhe që duket se janë penduar që kanë thënë po, tash po refuzojnë të takohen me mua, ndërkohë që i mbajnë peng tre policë të Kosovës. Është situatë shumë e vështirë për neve, mirëpo ne bëjmë më të mirën e mundshme. Siç po e shihni, në Bruksel është ende ditë, kemi mundur të vazhdojmë bisedimet, ndonëse është dita më e gjatë e vitit, megjithatë ka pasur kohë të kemi dialog intensiv deri sa të arrijmë një dakordim. Gatishmëria ime nuk mungon.” – tha Kurti, teksa e akuzoi palën serbë për ikjen nga dialogu.