Kurti: Serbia po punon me plane ushtarake për ankesimin e territorit tonë - NACIONALE

Kurti: Serbia po punon me plane ushtarake për ankesimin e territorit tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një tryezë ku u diskutua rreth Procesit të Berlinit.

I pari i qeverisë ka thënë se Serbia po punon me plane ushtarake për aneksimin e territorit të Kosovës.

Është evidente veçanërisht pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës që mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda...Serbia po punon në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji jonë verior nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në BE”, është shprehur ai në këtë tryezë diskutimi.

“Më lejoni të përkujtoj se më 29 qershor i kemi shpallur dy organizata terroriste. ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada veriore’ si organizata terroriste që veprojnë në territorin e Kosovës, andaj edhe nëse diçka tregojnë informatat preliminiare, shumica e të përfshirëve në këtë sulm kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor, është se ata ishin pjesëtarë ose të ‘Mbrojtjes civile’ ose të Brigadës Veriore’, ose të të dyjave”, ka thënë Kurti.

Duke folur për Procesin e Berlinit, kryeministri Kurti ka deklaruar se është nismë ku kapitali politik e njerëzor, por edhe fonde, janë investuar “në mënyrë që 6-shja ballkanike të afrohet mes vete, por edhe me BE-në”.

“Janë 13 ditë deri në Samit dhe duhet të vëmë re se jo të gjitha vendet në rajon kanë miratuar këto marrëveshje. Është për keqardhje që Bosnja ka zgjedhur të miratojë 2 nga 3, e jo atë për lëvizje të lirë. Procesi i Berlinit duhet të ndihmojë në konsolidimin tonë...Angazhimi ynë në rajon dhe në botë reflekton punën që e bëjmë në shtëpinë tone”, tha ai.

Lajme të ngjashme