Kurti-Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të trajtohen si gjë normale - NACIONALE

Kurti-Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të trajtohen si gjë normale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot emisarit special Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me te cilin ka biseduar edhe për situatën e fundit në veri.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka thënë diplomatit gjerman se shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të trajtohen si gjë normale.

Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur. Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, është thënë në Zyrën e Kryeministrit.

Lajme të ngjashme