Kurti pyetet për “konfliktin e mundshëm”: Nuk kam frikë unë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, ka folur edhe rreth tensioneve të krijuara në veri të vendit, sidomos në pjesën e dytë të vitit 2022.
Kuri është pyetur edhe rreth shqetësimeve për një ripërsëritje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk kam frikë unë.” – ka thënë fillimisht ai.
“Jam i brengosur, jam i kujdesshëm, jam i shqetësuar sepse ky është pjesë edhe e përshkrimit të vendit tim të punës, mirëpo nuk kam frikë.” – shtoi tutje shefi i ekzekutivit.
Kurti mes tjerash, në këtë intervistë ka thënë se Policia e Kosovës do të intervenonte para Vitit të Ri për heqjen e barrikadave.
“Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të tërhiqeshin barrikadat. Ne i dhamë kohë KFOR-it që ta bënte këtë. Ne nuk e donim ndërhyrjen e Policisë.” - ka thënë Kurti.
