Kurti u kërkon atyre që janë të zëshëm për veriun, t’i dënojnë edhe sulmet ndaj gazetarëve - NACIONALE

Kurti u kërkon atyre që janë të zëshëm për veriun, t’i dënojnë edhe sulmet ndaj gazetarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në veri, ku siç u konfirmua nga policia, nëntë gazetarë u sulmuan atje nga persona të maskuar. Megjithatë, në fund të shkrimit të tij, ai ka pasur edhe një mesazh.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka publikuar videon e sulmit ndaj gazetarëve të Radiotelevizionit të Kosovës, duke thënë se “një tjetër gazetar” u sulmua brutalisht.

Por në fund të reagimit të tij, ai ka thënë se ngjarje të tilla duhet të dënohen nga të gjitha palët, “që janë të zëshmë për situatën”. Këtu, kryeministri i vendit duket ta ketë pasur fjalën për ndërkombëtarët.

“Një tjetër gazetar u sulmua brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës, nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni, janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që përndryshe, janë të zëshme për situatën.” – u shpreh ai.

9 gazetarë të sulmuar

Vizita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi parashihej që sot përcillej edhe nga mediat vendore.

Por për këto të fundit, kjo do të ishte një ditë shumë e tensionuar, ku do të sulmoheshin nga persona të maskuar në veri.

Deri më tani, ekzistojnë disa video në rrjete sociale dhe konfirmime të mediave, se gazetarët e tyre janë sulmuar.

Ndërkohë, para pak minutash Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtarë, ku ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë sulmuar dhe si pasojë, disa prej tyre kanë kërkuar tretman mjekësor.

Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje në komunikatën e policisë, thuhej si vijon: "Përveç sulmeve fizike dhe dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve, atyre iu janë dëmtuar pajisje të ndryshme të xhirimeve, ku njërit prej tyre iu është grabitur kamera zyrtare e mediumit, përderisa tjetrit iu është grabitur një telefon celular".

Ministri Sveçla: U sulmua vetura e Krasniqit, u rrahën gazetarët

Para se të përmendte sulmin ndaj gazetarëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se është sulmuar vetura e ministrit Elbert Krasniqi.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të fjalisë, ai tha se janë “rrahur e sulmuar brutalisht gazetarë e kameramanë”

“Të gjitha këto në më pak se 10 orë, të gjitha këto nga persona të njejtë që pranojnë urdhëra të tillë kriminal nga persona të njohur për autoritetet tona e për publikun. Mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cënojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhërat i marin nga Beogradi.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme