Kurti: Pranova që statutin e Asociacionit ta shkruaja unë, s’më lanë - NACIONALE

Kurti: Pranova që statutin e Asociacionit ta shkruaja unë, s’më lanë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, para gazetarëve është shprehur se Ai ishte i gatshëm ta shkruante vetë statutin për Asociacionin e Komunave me shumivë Serbe. Një gjë e tillë sipas Kurtit, nuk ju lejua atij, pasi në bazë të marrëvëshjes, kjo kompetencë bie mbi ekipin menaxhues.

“Në takimin e Ohrit kam pranuar që draft-statutin ta shkruaja unë por me ato tri shtyllat parimore që duhet pranuar parimisht. Një gjë e tillë u refuzua dhe mua mu tha nga ndërmjetësit që këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues si pasojë e marrëveshjeve të mëhershme në dialogun e Brukselit para një dekade. Pra tash i përket ndërmjetësit që ta përcaktojë agjendën e takimit të datës 2 maj, ndërkaq unë do ta takoj në një konferencë ndërmjetësin Lajçak,” tha Kurti, transmeton Ekonomia-Online.

Tutje Kryeministri, ka sqaruar se në këtë grup punues që pritet ta draftojnë Asociacinin, nuk ka fare anëtarë nga ana e Qeverisë së tij. Kurti është shprehur se e ka zëvendësin e tij, sa i përket integrimeve evropiane.

Nuk ka anëtar të grupit punues nga ana jonë. Unë e kam zëvendësin tim i cili në portofolin e tij është përgjegjës për integrimet evropiane,”- ka përfunduar Kurti.

Ekipi menaxhues pritet që ta prezantojë draftin e statutit të Asociacionit, ndërsa dihet se ky ekip udhëhiqet nga ana e një deputeteje serbe që është pjesë e partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Lajme të ngjashme