Ende s`dihet saktësisht se kush e përbën Ekipin Menaxhues që do të paraqesë statutin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, pas takimit të 4 prillit në Bruksel kanë bërë me dije se shumë shpejt ekipi menaxhuaes do ta paraqes draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ndonëse kanë kaluar gati një javë nga takimi, ende nuk dihet saktësisht se kush janë njerëzit që do shkruajnë statutin e Asociacionit.
Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës për emrat, por nuk ka marrë përgjigje.
Më herët, Bislimi ka treguar vetëm ekipi përbëhet nga katër persona të komunitetit serb.
“Danijella Vujiçiq është në krye. Dy persona nga ekipi janë të njëjtë, ndërsa dy anëtarë kanë ndryshuar vazhdimisht”, ka thënë ai, por nuk ka tregua se kush janë persona tjera.