Kurti pranoi plani franko-gjerman, Beqa i PDK-së ka shumë pyetje për kryeministrin - NACIONALE

Kurti pranoi plani franko-gjerman, Beqa i PDK-së ka shumë pyetje për kryeministrin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook rreth deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se pranon planin franko-gjerman.

Beqa ka radhirut disa pyetje për kryeministrin Kurti, teska thotë se kryeministri duhet të raportoj në Kuvend për të sqaruar se çka ka pranuar.

“Kryeministër nuk është Kosova "Byro" e VV me vendos me Sfeqla & Durmishi Company”, - shkruan ndër tjera deputeti i opozitës.

Statusi i plotë:

Kryeministri Kurti sot deklaroi se e ka pranuar propozimin Franko-Gjerman!

Çfarë ke pranuar o Albin?

Çfarë përmban propozim - marrëveshja?

A ka njohje reciproke në mes dy vendeve?

A eshtë në frymën Kushtetuese?

A ka Asociacion ? Nëçoftëse po, a e konsideroni tradhti kombëtare tani?

Ku të mbetën kauzat e mashtrimit?

Ku mbeti transparenca ndaj qytetarëve? Se parimet dhe qëndrimet i ke ndryshuar me shpejtë se era!

Kryeministër nuk është Kosova "Byro" e VV me vendos me Sfeqla & Durmishi Company.

Urgjentisht Kryministër duhesh me ardhë ne seancë plenare me na sqaru çka ke pranuar?

Kosova është Republikë parlamentare dhe një marrëveshje diskutohet e pastaj pranohet dhe tërë kjo vetëm përmes votës në Parlament, e jo siç ti dëshiron!

Lajme të ngjashme