Astrit Gashi: Nënshkrimi i Asociacionit nga Kurti varet nga Erdogani - NACIONALE

Astrit Gashi: Nënshkrimi i Asociacionit nga Kurti varet nga Erdogani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Astrit Gashi ka një perspektivë interesante nëse e nënshkruan apo jo kryeministri Albin Kurti Asociacionin.

Gashi beson se kjo varet nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe aftësia e tij për ta bindur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“A e nënshkruan Kurti Asociacionin apo jo, varet nga Erdogani dhe aftësia e Erdogani për ta bindur Vuçiqin dhe bashkësinë ndërkombëtare, të mos i lërë vetëm komunat serbe, por edhe Mamushën ta fusë aty. Pra, që Albin Kurti të na thotë neve se nuk kemi bërë një Asociacion të komunave serbe, ndërkohë që e ke ndërtuar një strukturë të re, e cila nuk ka rëndësi a është komuna serbe apo turke apo rome”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Gashi tha se nuk ka rëndësi se a është Asociacioni njetnik apo multietnik, pasi, sipas tij, është një strukturë të re kushtuese.

“Ndërkohë do ta bëjë një strukturë të re që nuk e ka në Kushtetutë, nuk ka rëndësi a është njëetnike apo shumetnike, një strukture të re kushtuese”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka deklaruar sot pas takimin me emisarin Lajçak se e pranon planin fanko-gjerman për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Lajme të ngjashme