Kurti: Po të arrihej qëllimi i sulmit rezikoheshin shumë aspekte të jetës në vend - NACIONALE

Kurti: Po të arrihej qëllimi i sulmit rezikoheshin shumë aspekte të jetës në vend

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i vendit Albin Kurti në konferencën të cilën po e mban së bashku me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka treguar se cilat dot të ishin pasojat po të arrihej qëllimi i sulmit.

Pesha e pasojave të këtij sulmi, po të arrinte qëllimin e tij, do të ishte marramendës. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën kritike të Kosovës, duke e vënë në rrezik sigurinë kombëtare, duke çrregulluar jetën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Po të arrihej qëllimi, ky sulm terrorist do të shkaktonte potencialisht për jave të tëra ndërprerje të furnizimit me energji, duke e lënë pa energji elektrike mbi gjysmën e popullatës së Kosovës dhe ngrohje 130 mijë qytetarë të Prishtinës. Më tej do të kishim ndërprerje të furnizimit të ujit në Shkabaj, Drenas, Shipol dhe Balincë, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë të Mitrovicës së Jugut, Skenderajit, Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut, Fushë Kosovë dhe Obiliq, duke rrezikuar edhe për mbi 300 mijë të tjerë në Prishtinë.” – ka thënë Kurti

Lajme të ngjashme