Kurti përmes Këshillit të Evropës do të padisë Serbinë për krime lufte, paralajmëron Vuçiqi - NACIONALE

Kurti përmes Këshillit të Evropës do të padisë Serbinë për krime lufte, paralajmëron Vuçiqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq këtë të diel u shpreh se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me t’u anëtarësuar Kosova në Këshill të Evropës do të ngrisë akuzë ndaj Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës së viteve të 90’ta.

Pyetur për deklarimet e Kurtit se do të ngritet akuza ndaj Serbisë, Vuçiq tha se Kurti po priste që ta bënte përmes një vendi tjetër, meqënëse “Kosova nuk mundet sepse s’është ndërkombëtarisht plotësisht e njohur” dhe se “këtë do ta kishte të vështirë”.

“(Kurti) po kërcënon pikërisht për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që Dora Bakoyanis dhe vendet perëndimore ia lejuan ta bëjnë, do të përdor institucionet e asaj organizate (KiE-së) që të ngrisë aktakuzl ndaj Serbisë përmes tyre. Është krejt kjo pjesë e një plani madhor për t’i bërë presion dhe sulmuar Serbinë siç edhe kam thënë”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.

Lajme të ngjashme