Kurti përmend disa nga premtimet e realizuara për komunat në vitin 2022 - NACIONALE

Kurti përmend disa nga premtimet e realizuara për komunat në vitin 2022

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për planin që kanë realizuar gjatë vitit 2022 për komunat dhe zhvillimin rajonal.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë bërë grantin e përformancës komunale në vlerë prej 8 milionë euro, dhe përmend që kanë ndarë 1.5 milion euro për “Programin Komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndërkomunal”.

Kurti, tutje përmend se kanë zbatuar disa projekte, përfshirë këtu programin për Zhvillim Rajonal: 17 projekte të investimeve kapitale në 16 komuna, në vlerë prej 1,4 milion euro, programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar në vlerë 3 milionë euro. Ai ndër të tjera thotë se kanë përfituar 335 biznese dhe gjeneruam 770 vende të reja pune, programin për bashkëpunim me OShC, në vlerë prej 107 mijë euro. Nga 38 projekte, përfituan 200 të rinj dhe gra dhe disa porgrame të tjera.

Avancuam bashkëpunimin ndërkufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Janë paraparë mbi 25 milionë euro; Inicuam zhvillimin e portalit E-Komunat për digjitalizim në nivel lokal; Mbështetëm komunitetet nëpërmjet Fondit prej 1 milion euro; Forcuam të drejtat e komuniteteve nëpër komuna; Hartuam Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur – PQH me qëllim të anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare PQH; Miratuam Strategjinë Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, thuhet në postimin e tij.

Lajme të ngjashme