Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar - NACIONALE

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 10:00 do t’i mbledhë ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Se Qeveria do të mbajë mbledhje u bë e ditur nga vet zyra e kryeministrit Kurti.

Megjithatë, pikat e rendit të ditës ende nuk janë bërë të ditura.

Mbledhja do të mbahet në ora 10:00, në Ndërtesën e Qeverisë.

Kujtojmë se në mbledhjet e janarit të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë vendimesh, kryesisht në kuadër të sektorit energjetik dhe ndarjen e mjeteve në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

Në një nga këto mbledhje Qeveria mori vendim për ndarjen e pesë milion e njëzet e pesë mijë eurove (5 milion e 25 mijë euro), nga të cilat pesë (5) milion do të dedikohen për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët dhe njëzet e pesë mijë euro për masën e për balljes me inflacionin.

Dhe po ashtu edhe vendimin për ndarjen e njëzet e katër milion e gjashtëqind mijë eurove (24.6 milionë euro) për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike dhe masës 3.7 të Ringjalljes Ekonomike.

Lajme të ngjashme