Kurti për “Trazirat e Marsit”: Hakmarrja u përcoll edhe në anën tjetër të kufirit, ku shënjestër ishin shqiptarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar tre fëmjet të cilët kishin humbur jetën duke u munduar t’i shpëtonin një grupit dhe kishin rënë në lumin Iber në fshatin Çabër.
Kjo ngjarje më pas u vazhdua me “Trazirat e Marsit”, që rreth kësaj Kurti thotë se pas lajmit për vdekjen e tre të rinjve, Protestat e qytetarëve në rrugë ishin përgjigjja e menjëhershme. Pa thirrje të organizuar e pa organizim në mbarëvajtje, ato shumë shpejt morën përmasa masive duke përfshirë gjithë Kosovën.
“E kur protesta është spontane e pa organizim, që ajo të jetë paqësore dhe e qetë duhet që secili pjesëmarrës të jetë paqësor e i qetë. Ndërsa për t’u bërë e dhunshme mjaftojnë vetëm një grusht i protestuesve të jenë të tillë. Dhe kështu ndodhi. Madje, fillimisht ato ishin të drejtuara kundër UNMIK-ut e, më pas, se kush i orientoi drejt vendbanimeve me serbë dhe kishave e manastireve ortodokse nuk u sqarua asnjëherë.” – ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai tutje ka thënë se qindar persona ishin plagosur, madje sipas tij hakmarrja dhe reagimi për ngjarjet e marsit u përcoll edhe në anën tjetër të kufirit, në Serbi.
“Qindra persona u plagosën, përfshirë këtu pjesëtarë të policisë vendore dhe asaj ndërkombëtare, qindra prona private e objekte të ndryshme u shkatërruan ose dëmtuan përfshirë edhe dhjetëra objekte kulturore dhe fetare. Hakmarrja dhe reagimi për ngjarjet e marsit u përcoll edhe në anën tjetër të kufirit, në Serbi. Dhunë pati në qytetet e Nishit dhe Novi Sadit. Shënjestër ishin shqiptarët dhe grupet tjera të pakicave. Edhe atje u shkaktuan dëme në prona private dhe objekte fetare e kulturore.” – ka shkruar ndër të tjera kryeministri Kurti.
Kurti ka thhënë se pjesëtarët e policisë kishin treguar guxim dhe kishin rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar e mbrojtur serbët në shumë qytete e fshatra.
“Kosova nuk kishte përgatitjen institucionale që ka tani për të parandaluar apo depërshkallëzuar situatën. Vendi ishte nën administrim total ndërkombëtar. Polica e Kosovës që atëherë quhej Shërbimi Policor i Kosovës, përbëhej nga trupa që nuk ishin të pajisur për trazira të tilla. E megjithatë, disa pjesëtarë të Policisë treguan guxim duke rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar e mbrojtur serbë në shumë qytete dhe fshatra.” – ka shkruar Kurti.