Kurti për "The Times": Serbia është Rusi e vogël e Ballkanit - NACIONALE

Kurti për "The Times": Serbia është Rusi e vogël e Ballkanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi se Rusia po bashkëpunon me Serbinë në përpjekjet për dezinformim dhe sulme kibernetike që synojnë vendet e Ballkanit që mbështesin Ukrainën. Në një intervistë për "The Times", Kurti akuzoi Kremlinin se po përdor lidhjet e tij me Beogradin për të nxitur tensione në Ballkan.

Në fillim të këtij muaji, qeveria e Kosovës pësoi një sulm ndaj sistemeve thelbësore (një formë e sulmit kibernetik që tenton të mbingarkojë një sistem, duke e detyruar atë të rrëzohet), i cili çaktivizoi faqet e internetit zyrtare për rreth një orë dhe besohet është kryer nga hakerat rusë.

“Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia”, tha Kurti. “Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Serbia menjëherë ra në anën e tyre. Të nesërmen në mëngjes, tabloidët serbë po pretendonin se Ukraina kishte sulmuar Rusinë. Ata po tregojnë mbështetje me flamujt rusë dhe shenjën Z, të cilët janë shfaqur edhe në veri të Kosovës”, tha ai më tej.

Lajme të ngjashme