Kurti për takimin me kryesuesin e OSB-së: Bisedë e frytshme - NACIONALE

Kurti për takimin me kryesuesin e OSB-së: Bisedë e frytshme

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti gjatë kësaj të enjte ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, i cili njëherit është edhe kryesues i OSBE-së, në cilësinë e së cilit edhe zhvilloi takimin.

Kurti ka thënë se pati një bisedë të frytshme me maltezin Borg, si dhe theksoi se Kosova e vlerëson kontributin e vazhdueshëm e pozitiv të OSBE-së në kuptimin e fuqizimit për institucionet, ligjin e të drejtat e njeriut e mediat.

E plotë:

Kënaqësi të mirëpres ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, Ian Borg, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

Kosova e vlerëson lart kontributin e vazhdueshëm pozitiv të OSBE-së në promovimin e qeverisjes demokratike në Kosovë si dhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit tonë dhe rritjes së mbështetjes në forcimin e institucioneve tona, në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe liri të mediave mes shumë të tjerash.

Biseduam së bashku për mënyrat se si mund të bëjmë më mirë dhe më shumë në lidhje me projektet tona, duke patur vlera dhe qëllime të përbashkëta.

Duke nënvizuar veçantinë e kësaj vizite të tij në Kosovë, e cila kontribuon në thellimin e marrëdhënieve tona, e falënderova ministrin për bisedën e frytshme dhe pikëpamjet e ndara.

Lajme të ngjashme