Kurti për Austrinë: Janë zëri i arsyes për Kosovën në institucionet evropiane
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Nga atje Kurti ka mbajtur konferencë për media bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.
Kurti ka thënë se gjatë takimit e ka njoftuar kancelarin Nehammer për të arritur në Kosovë edhe për mundësinë e bashkëpunimit e investimeve ekonomike mes dy shteteve.
Kurti ka falënderuar Austrinë për përkrahjen e tyre në proceset e ndryshme të Kosovës.
“Kjo është vizita ime e parë zyrtare për ketë vit dhe ku ka më mirë se të fillohet se me qytetin e bukur të Vjenës,”
“70 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në Austri që shërbejnë si ambasador, pra nuk kemi një ambasador këtu,”
“Megjithatë ky qytet ka qenë dëshmitar i negociatave të vështira dhe kompromiseve të dhimbshme që çuan në pavarësinë e Kosovës dhe pas një muaji do të festojmë 15 vjetorin e pavarësisë,”
“Janë zëri i arsyes për Kosovën në institucionet evropiane.” – ka thënë Kurti ndër të tjera.
