Kurti për akuzat e Haki Abazit: Ato nuk janë të vërteta e as të sakta - NACIONALE

Kurti për akuzat e Haki Abazit: Ato nuk janë të vërteta e as të sakta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Më në fund ka folur për akuzat që ngrit deputeti dhe ish-zëvendësi i tij, Haki Abazi, lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Kurti ka hedhur poshtë akuzuat teksa zhdukja e mostrave po vazhdon të debatohet me të madhe.

Ai ka thënë se ato që i ka thënë Abazi nuk janë të vërteta dhe se për këtë çështje thotë se edhe përgjigjur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Abazi për këto deklarata sot në ora 10:00 do të intervistohet nga Prokuroria e Shtetit.

Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka bërë kërkesë ndaj Prokurorisë që të jetë i pranishëm gjatë intervistimit të tij.

Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën.” - ka shkruar Gashi në Facebook.

Çka tha Abazi?

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale. Kjo pas deklaratave të tij lidhur me vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit. Në mesin e personave që Abazi i kishte përmendur, ishte pikërisht Flutura Goga.

“Ka monitorim 24-orësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Mendoj se Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurtin, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti Dehari është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që kërkon drejtësi e platforma e VV-së ishte punë e drejtësi. Drejtësia duhet të dalë në dritë, të gjitha rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, ka thënë deputeti Abazi.

Sipas Abazit, në IML ka edhe kamera të sigurisë që dëshmojnë secilin veprim që mund të jetë kryer.

“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Hulumtimi im i fundit ka sjell te shkarkimi nga posti i kryetarit të Komisionit të Jashtëm dhe anatetimi brenda Vetëvendosjes. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë. Ne si shoqëri, si deputet, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi, i ka nxjerr mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruar me kamera”, kishte thënë Abazi.

Lajme të ngjashme