Kurti pas zgjedhjeve u flet mediave ndërkombëtare: Vuçiqi së paku duhet të pranojë njohjen ‘de facto’
[Presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq duhet së paku të pranojë njohjen ‘de facto’ të Kosovës. Kështu i tha Albin Kurtit “AFP”-së pas fitores së djeshme zgjedhore, siç e citoi “Eu Observer”.
Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Kurti citohet të ketë thënë se është “e vështirë” duke qenë mosnjohja e Serbisë dhe mospranimi i krimeve të luftës.
"Normalizimi i marrëdhënieve me një regjim autoritar fqinj që nuk të njeh, që gjithashtu nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës, është mjaft i vështirë", tha ai pas fitores.
Ai tha se Vuçiç duhet të bjerë dakord për "të paktën njohjen de facto" të Kosovës një ditë.
Kurti gjithashtu vendosi kushte për rifillimin e një dialogu të ndërmjetësuar nga BE me Serbinë dhe paralajmëroi se lidhjet e ngushta të Vuçiçit me Moskën përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Beogradi duhet të "dorëzojë Milan Radoiçiçin", një shtetas serb, për t'u përballur me gjyqin për orkestrimin e dyshuar të dhunës në Kosovë në vitin 2023, tha Kurti.
"BE, Franca dhe Gjermania do të ushtrojnë presion" mbi Serbinë për ekstradimin, parashikoi ai.
"Ka shumë lidhje" midis Serbisë dhe Rusisë, shtoi ai.