Kurti: Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së Radoiçiqit, vërtetohet rëndësia jetike për pluralizëm te serbët - NACIONALE

Kurti: Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së Radoiçiqit, vërtetohet rëndësia jetike për pluralizëm te serbët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se sulmi i të dielës në Banjskë cenoi sovranitetin e shtetit, integritetin dhe sigurinë kombëtare.

Kurti ka thënë se pas dokumentimit për pjesëmarrje të nënkryetari të Listë Serbe, Milan Radojiçiq në grupin terrorist, duhet të këtë vëmendjen e të gjithëve që të ketë ringjallje të pluralizmit politike të serbëve në Kosovë.

“Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojciq, është vërtetuar një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë. Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë.” – ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu ka thënë se sulmi në Banjskë ka vënë në pah nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme