Kurti pas 300 anëtarësimeve të reja: Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi
Vetëvendosje ka njoftuar se janë anëtarësuar 300 anëtarë të rinj në qytetin e Prizrenit.
Në ketë ngjarje mori pjesë edhe kryetari partisë njëherit kryeministri, Albin Kurti.
Ai pati një mesazh për kryetarin aktual të kësaj komune, Shaqir Totaj, duke paralajmëruar se do të rikthehen në pushtet.
“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku.” – citohet të ketë thënë Kurti.
Njoftimi i plotë:
300 anëtarësime të reja në Prizren!
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, tha Kryeministri, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, në takimin e mbajtur dje me qindra anëtarë të rinj që i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.
Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, tha Kryeministri, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar.
Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku, tha Kryeministri Kurti.