Kurti nuk tregon nëse i ka votat për qeveri, injoron pyetjet e gazetarëve
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse i ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Ai ka injoruar pyetjet e gazetarëve për këtë çështje, duke mos dhënë asnjë koment.
Pyetjet Kurtit iu shtruan sot, ku mori pjesë në konferencën “Software Freedom Kosova 2025”, e cila është organizuar nga Free Libre Open Source Softëare Kosova (FLOSSK).