Kurti: Njohja reciproke me Serbinë është e domosdoshme
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se njohja reciproke me Serbinë është e “domosdoshme”.
Këto deklarata ai i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, derisa po tregonte detaje nga vizita e tij në Greqi.
Kurti po ashtu, ka deklaruar se për fqinjësi të mirë, është e domodoshme njogja reciproke “de jure e de fakto” dhe të drejtat e pakicave.
“Anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alterantivë. Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë, demokratike e evropiane, është e domosdoshme njohja reciproke de jure e de fakto dhe të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike e sipas konventave evropiane.” – deklaroi ai.