Kurti ngushëllon për vdekjen e Ahtisaarit; Ka kontribuar për sigurinë dhe paqen në rajon - NACIONALE

Kurti ngushëllon për vdekjen e Ahtisaarit; Ka kontribuar për sigurinë dhe paqen në rajon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Finlandës, Marti Ahtisaari.

Kurti ka thënë se Ahtisaari kishte punuar për sigurinë dhe paqen në rajon.

“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme