Kurti nga Turqia: Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska - NACIONALE

Kurti nga Turqia: Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Turqi ka dhënë një interviste për një televizion.

Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic pas intervistës me Kurtin, ka zbuluar pak nga biseda e tyre.

Sipas saj, Kurti ka thënë se kurrë nuk do ta lejonë krijimin e një Republike Srpska në Kosovës.

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar Latic në Twitter.

Lajme të ngjashme