Kurti: Nga shtatori 8 profile të reja në arsimin dual
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se duke filluar nga shtator i këtij viti, do të shtohen tetë profile të reja në arsimin dual.
Kryeministri Kurti më anë të një postimi në Facebook, ka treguar se për cilat profile bëhët fjalë.
“Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë dhe Estetist”, ka njoftuar Kurti.
“Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”. Ka shkruar ai tutje.
