Kurti nga aktiviteti i xhudos në Mitrovicë: S'kam marrë kurrfarë ultimatumi - NACIONALE

Kurti nga aktiviteti i xhudos në Mitrovicë: S'kam marrë kurrfarë ultimatumi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar nga Mitrovica se nuk ka marrë asnjë ultimatum nga faktorët ndërkombëtarë për situatën në veri.

Sipas tij, në takimin që mbajti të hënën me emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, ka paraqitur mënyrën më të sigurt për dalje nga kriza, për të cilën ka bërë me faj strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.

“Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi,” – u shpreh kryeministri Kurti.

Sipas tij, dalja më e sigurt nga kriza në veri ishte si vijon:

“E para, është sundimi i ligjit; kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm,”

Kurti mori pjesë në një aktivitet me xhudisten Majlinda Kelmendi në Mitrovicë në kuadër të projektit “Kosova shtet i xhudos”.

Se nuk ka kurrfarë ultimatumi, e tha sot edhe emisari Escobar megjithëse u shpreh se të premten do të raportonte për takimin me Kurtin mbi situatën në veri.

Lajme të ngjashme