Kurti për Asociacionin: Unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet
Kryeministri Albin Kurti sot ka prezantuar para deputetëve dakordimet e Ohrit.
Në adresimin e tij, ai ka thënë se nuk ka mundur të bëj më tepër në procesin e dialogut me Serbinë.
Madje, ai ka fajësuar edhe qeveritë e kaluara për këtë proces.
Sipas tij, është dashur t`i respekton marrëveshjet e mëhershme.
“Duke qenë se nuk ka shkallë të duhur të besimit, do të thosha që ka shkallë të lartë të mosbesimit në këto bisedime. Zbatimet parashihet të jenë me hapa të përbashkët, nuk mund të kemi zbatime të njëanshëm të marrëveshje, siç nuk mundtë kemi as nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se nëse duam të trajtohemi si shtet, atëherë nuk mund t’i shmanget detyrimeve të mëhershme.
“Unë personalisht kam kundërshtuar disa nga marrëveshjet në të kaluarën, dhe vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë. Kosova meriton më tepër. Ndërkohë, aleatët tanë na kujtojnë se marrëveshjet janë arritur mes Qeverive në emër të shtetit tonë. Nëse duam të trajtohemi si shtet, unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet”, ka thënë Kurti.