Prindon Sadriu i shkon prapa Kurtit, bashkë e vizitojnë Tetovën
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Kjo vizitë joformale e jozyrtare e Kurtit është kritikuar në Kosovë, ndërsa e ka përçarë skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. Në fakt, kjo është parë si një aventurë e re e Kurtit, pas dështimit spektakolar në zgjedhjet në Shqipëri.
Në vizitën e tij në Çair të Shkupit dhe ne Tetovë, kryeministri Kurti po shoqërohet me zotëriun e parë të Kosovës, pra bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.
Në një storie të publikuar nga Kurti, shihet i shoqëruar nga Sadriu.

Nërsa, Kurti nga kryetari i komunës së Çairit është ftuar për ta inaguruar rrugën në emrin e veprimtarit Adem Demaçi.
Gjatë përurimit të rrugës, Kurti emërtimin e kësaj rruge në emrin e Demaçit e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë.
Tutje, ai tha se Demaçi me aktivitetet e tij që i kushtuan 28 vite burg u bë simbol i paepur për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
“Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacin Adem, e di që figura më e dashur politike e shekullit 20 ishte Hasan Prishtina. Sot teksa kujtojmë Adem Demaçin natyrshëm kujtojmë edhe Hasan Prishtinën i cili nesër por 111 vite më parë erdhi dhe çlirojë Shkupin bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, ndërsa pasnesër 90 vite më parë u vra mizorisht në Selanik”, tha Kurti
