Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it - NACIONALE

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Kështu po raportojnë media të ndryshme. Kjo pasi pranë qeverisë janë parë shumë eskorta të ambasadave.

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me aktin e zbatimit.

Kurti sot pas një vizite në shkollën “Elena Gjika” nuk ka pranuar të komentojë rreth marrëveshjes në Ohër.

Lajme të ngjashme