Kurti në Prespë: Nuk më pëlqejnë evropianët anti-amerikanë, as amerikanët anti-evropianë
Albin Kurti, kryeministër i Kososvës, është duke marrë pjesë në Forumi i Paqes në Prespë të Maqedonisë së Veriut.
Në fjalimin e tij, Kurti ka folur për situatën në veri të vendit. Gjatë fjalimit, Kurti ka bërë një deklaratë interesante, duke thënë se nuk i pëlqejnë “evropianët anti-amerikanë”, por as “amerikanët anti-evropianë”.
“Ne dëshirojmë të kontribojmë, jo vetëm të përfitojmë, dhe dëshirojmë të mbrojmë Bashkimin Evropian. Dhe unë besoj në bashkëpunimin transatlanik. Prandaj, për ta thënë në një mënyrë të ndryshme, nuk më pëlqejnë evropianët anti-amerikanë dhe anti-amerikanët evropianë” – deklaroi Kurti në Prespë të Maqedonisë së Veriut.