Kurti në Mynih arrin ta takojë ministrin italian Tajani
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryediplomatin italian Antonio Tajani.
Një gjë të tillë ai e ka konfirmuar përmes një postimi të bërë në rrjetin social Twitter.
“E falenderova atë për përpjekjet në promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor dhe diskutuam mënyrat për t’i zgjeruar raportet tona ekonomike, përfshirë edhe Forumin Italian Ekonomik të këtij viti në Kosovë,” – u shpreh z. Kurti.
Në këtë takim shihet se krah Kurtit ishte edhe këshilltari Jeton Zulfaj.
Postimi i plotë:
.@MunSecConf, met with Deputy PM and MFA of Italy @Antonio_Tajani. I thanked him for his efforts at promoting European integration for the Western Balkans, & we discussed ways of deepening our economic relations, including this year's upcoming Italian Economic Forum in Kosova. pic.twitter.com/PXDuZ95JQS
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2023
