Kurti në Kuvend: As nuk u tërhoqëm, as nuk lejuam nënshtrimin prej milicisë fashiste të Vuçiqit
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka nisur raportimin para Kuvendit për situatën e fundit në veri të Kosovës. Më saktësisht, seanca është thirur pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë në veri të Kosovës nga ana e Serbisë.
Në hyrje të deklaratës së tij, z. Kurtit vlerësoi se situata në veri është për shkak se përplasjes së dy paradigmave.
“Sot dëshiroj që të fillojë këtë fjalë timë në kuadër raportimit para Kuvendit të Kosovës, duke rikujtuar që situata në katër komunat e veriut të Republikës së Kosovës është rezultat i përplasjes së dy paradimgave, asaj të sundimit të kushtetushmërisë dhe ligjërshmisë dhe asaj të sundimit të grupeve krminale, të cilat kanë edhe primesa dhe premisa të fashizmit si ideologji e milicisë, si shprehje e dhunës ndaj institucioneve legjitime.” – tha në hyrje Kurti.
Tutje, ai tha se Kosova nuk i është nënshtruar milicisë fashiste të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
“Megjithatë, ne as nuk u tërhoqëm e as nuk lejuam që ndokush të nënshtrohet prej milicisë fashiste të Vuçiqit, e cila shpeshherë shfrytëzonte si mburojë grupe të qytetarëve civilë të thjeshtë, të cilët me shumicë dërrmuese o nuk kishin çare pa dalë në protesta për shkak se humbnin vendin e punës në administratë publike, o humbnin vendin e punës në kompani të Radoiçiqit, Veseloniviqit e të ngjashme” – tha tutje ai.
