Kurti: Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për “Ekonomia Online” ka thënë se ka agjëruar ramazanin në ditët që ka marrë pjesë nëpër iftare pas pjesëmarrjes në iftarin e ofruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në rrethin e spitalit.
“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet", tha Kurti.
Tutje ai ka uruar Natën e Kadrit, e cila është një ndër netët e muajit Ramazan, e cila gjendet në dhjetëditëshin e fundit të tij.
“Sonte është edhe Nata e Kadrit, vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit por gjithashtu besimit e paqes. Unë uroj që Zoti të pranoj lutjet dhe agjërimin tuaj dhe mirësia që e keni dhënë”.
Më shumë kontekst: Gjatë muajit të Ramazanit, që është muaj i shenjtë për komunitetin mysliman, liderët politikë të Kosovës kujdesen që të shtrojnë iftar për të parin e BIK-ut, Naim Tërnava. Një traditë tashmë e etabluar që disa vite, politikanët e shfrytëzojnë shtruarjen e iftarit për BIK-un, për të dërguar mesazhe respekti e nderimi për qytetarët që agjërojnë.