Kurti mungon në seancë pas raportimeve se ndodhet në Greqi, para karriges së tij veç flamuri kuq e zi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti nuk ndodhet në seancën e sotme, derisa ka raportime se ai ka shkuar në Greqi atje ku po mbahet “Symi Symposium”, ndonëse nuk ka pasur njoftim zyrtar.
Siç edhe shihet në rendin e parë të deputetëve të Vetëvendosjes, Kurti nuk është i pranishëm aty.
Para karriges së tij, ndodhet vetëm flamuri kuq e zi, i vendosur nga kjo parti qysh prej betimit të deputetëve.
Ndryshe, sot për herë të 48-të do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, që me shumë gjasë do të dështojë.