Kurti merr pjesë në hapjen e edicionit “Flaka e Janarit 2023” në Gjilan
Kryeministri i Kosovësm, Albin Kurti, i pritur nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni kanë ndezur flakadanin “Flaka e Janarit 2023”.
Kryetari i Gjilanit, ka shpërndarë fotografi nga kjo ceremony duke shkruar se “11 janari i këtij viti, na gjeti përsëri në vizitë tek familjet Mala dhe Berisha bashkë me kryeministrin Kurti”
Kurti, paraprakisht, në shenjë nderimi e respekti për ata që dhanë jetët e tyre për lirinë e Kosovës, ka vizituar disa familje të dëshmorëve në Gjilan.
Nga Komuan e Gjilanit njoftojnë se flakadanët do të qëndrojnë të ndezur 20 ditë me radhë, për të ndriçuar, siç thuhet, si feniksi veprën sublimeve të heronjve, por edhe si simbolikë nderimi e dedikimi për jetën dhe veprat madhore të dëshmorëve të kombit.
