Kurti: Me ne në Qeveri, Kosova i thotë "jo" Zajednicës - NACIONALE

Kurti: Me ne në Qeveri, Kosova i thotë "jo" Zajednicës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi tubimin në Mitrovicë me popullizmin e zakonshëm duke pretenduar se nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, i është thënë “jo kurrë Zajednicës”.

Në vend të kësaj, pretendoi Kurti, qeveria e udhëhequr nga ai i thotë “po” Asociacionit të komunave të Kosovës.

“Republika e Kosovës, me qeverinë tonë në udhëheqje i thotë jo kurrë Zajednicës dhe po Asociacionit të komunave të Kosovës, ku tash e kemi edhe komunën veriore të Mitrovicës sonë të dashur”, tha ai.

Kujtojmë se në një nga pikat e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, parashihet "krijimi i aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut të përcaktuara nga ndërmjetësi i BE-së."

Lajme të ngjashme