Kurti me kritika për sistemin e drejtësisë: Persona me precedent penal lëvizin lirshëm - NACIONALE

Kurti me kritika për sistemin e drejtësisë: Persona me precedent penal lëvizin lirshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe sot ka pasur kritika për sistemin e drejtësisë.

Ai ka thënë se si pasojë e dështimit të institucioneve të drejtësisë, persona me precedent të shumtë penal, lëvizin lirshëm.

“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë persona të ndryshëm me precedent të shumtë penal lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pandjekur penalisht rrezikojnë jetën e qytetarëve. Edhe raportet e ndryshme kredibile ndërkombëtare dhe vendore kosntatopjnë se drejtësia vazhdon të jetë joefikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenonemin e rasteve të ndryshme në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ka shumë raste kur presioni nga shoqëria shtynë gjykatat të marrin vendime meritore.

“Nuk mungojnë rastet ekstreme të njohura për publikun ku nga burgimi i përjetshëm të shqiptuar në shkallë të parë ku instanca e fundit kishte liruar plotësisht nga akuza të pandehurin. Në shumë raste kur ndodh një krim duhet të ngritet shoqëria që të kemi vendim meritor ndaj gjykatave. Në rastin e fundit kemi shembull konkret u dasht një shoqëri e popull i tërë ta dënojë publikisht rastin ndaj Osmanit.Niveli i besimit të qytetarëve në nivelin e drejtësisë vazhdon të jetë më i ulëti në krahasim me institucionet e tjera”, tha Kurti.

“Reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhja. Tash e 5 muaj jemi duke pritur që Gjykata Kushtetuese t’i hapë rrugë jetësimit të kësaj reforme, e koha po kalon, e koha që kalon është kohë e humbur”, u shpreh kryeministri.

Lajme të ngjashme