Kurti mbledh qendrat e partisë: Iu kërkon opozitë nëpër komuna - NACIONALE

Kurti mbledh qendrat e partisë: Iu kërkon opozitë nëpër komuna

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur takim sot me qendrat e partisë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media, thotë se është diskutuar për mbarëvajtjen e punëve në parti, me rëndësi, dinamizimin e aktiviteteve në komunitet, opozitarizmin në Kuvende Komunale, anëtarësime të reja e të tjera.

“Në pjesën hyrëse, kryetari i Lëvizjes njëherazi Kryeministri Kurti dhe sekretari organizativ, Alim Rama, ngritën një mori çështjesh organizative, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punëve në dy nivelet organizative, në Pika dhe Qendra të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Rëndësi e veçantë iu dha nxitjes dhe dinamizimit të aktiviteteve me bazë komunitetin, opozitarizmit në Kuvendet Komunale dhe në komuna në përgjithësi, anëtarësimeve të reja në qendra, e po ashtu edhe funksionalizimin e trupave organizative të brendshme zgjedhore.” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, raportohet se janë folur edhe çështjet politike dhe organizative. Mes tjerash, janë folur edhe zhvillimet rreth anëtarësimit të vendit në KiE, më konkretisht, vendimit për Manastirin e Deçanit.

“Tek situata politike u diskutua mbi punët që po vijojnë dhe planifikimet e mëtutjeshme, për të cilat foli Kryeministri Kurti. Mbi zhvillimet rreth anëtarësimit të Republikës tonë në Këshillin e Evropës dhe çështjet tjera ndërlidhëse, folën edhe zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti, si dhe ministri i MKRS, njëherazi sekretari për marëdhënie me jashtë në LV, Hajrulla Çeku.” – thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme